Belsh – Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Rrenas të Belshit.
Shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, e cila po lëvizte si këmbësore. E moshuara është transportuar në spital, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
DVP Elbasan/Informacion paraprak
Belsh/Në fshatin Rrenas, shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.













