Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim mbi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me tre vendimet e gjykatave më të ulëta për masën e arrestit shtëpiak, duke arritur nw përfundimin se kohëzgjatja e kësaj mase ka qenë e tejzgjatur.
Vendimi është dhënë pa praninë e palëve.
Çështja lidhet me qëndrimin e mbajtur nga avokatët e Berishës gjatë seancave të raportimit dymujor, ku ata kundërshtonin vazhdimisht kërkesën e SPAK, i cili insistonte në vijimin e masës së arrestit shtëpiak.
Në janar të vitit 2025, masa e arrestit shtëpiak ndaj ish-kryeministrit u ndryshua në “detyrim paraqitjeje”, vendim që tashmë gjen mbështetje edhe në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese.













