Korçë, 15 janar 2026
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Korçës, ku një banesë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar humbjen e jetës së një të moshuare.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 09:10 në një banesë në lagjen nr. 13. Si pasojë e asfiksisë nga tymi, ka ndërruar jetë 73-vjeçarja Fluturie Potka, e cila jetonte e vetme në banesë.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.













