Automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.