Prrenjas ‘ngrin’ nga të ftohtët/ Fshati Rrajcë-Bardhaj 3 ditë pa drita

PRRENJAS- Prej tre ditësh banorët e fshatit Rrajcë Bardhaj në Bashkinë Prrenjas, kanë mungesë të energjisë elektrike. Kjo shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët, veçanërisht për familjet me fëmijë dhe të moshuar, duke ndikuar në jetën e përditshme.

Ata thonë se deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga institucionet dhe për këtë arsye janë ngritur vetë për të bërë të mundur rilidhjen e telave të këputur. Sipas banorëve të këtij fshati, kërkojnë të shqetësuar një zgjidhje nga autoritetet përkatëse për rikthimin e energjisë elektrike.