Aksi rrugor Librazhd–Bulqizë, konkretisht segmenti Zgosht–Ura e Çerenecit, ka qenë këtë fundjavë pothuajse i pakalueshëm për shkak të dëborës dhe mungesës së ndërhyrjes për pastrim dhe kriposje.
Si pasojë, dhjetëra automjete dhe qindra turistë që udhëtonin drejt zonës së Shebenikut kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra në zonën e “Shkallës së Lunikut”.
Situata ka shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe shqetësime për sigurinë, duke ngritur edhe alarmin për ndikimin negativ në turizmin malor, veçanërisht në një periudhë me fluks të lartë vizitorësh.
Ndërhyrja për hapjen e rrugës ka ardhur me vonesë nga bashkia e Librazhdit. Kujtojmë se ky është një prej akseve të konsideruara strategjike për zhvillimin e zonës.













