Ospedaletto Euganeo, 9 Janar 2026 – Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në kompaninë “Sesa”, në Ospedaletto Euganeo, ku një punëtor shqiptar humbi jetën pasi u shtyp brenda një prese.
Victima është identifikuar si Zevxhet Halili, 59 vjeç, banues në komunën Sant’Elena në provincën e Padovës. Sipas hetimeve të para nga karabinierët e stacionit të Este-s dhe teknikët e Spisal, Halili ishte punonjës i kompanisë “Sesa” dhe gjatë punimeve të mirëmbajtjes u kap aksidentalisht nga një presë, duke humbur jetën menjëherë para kolegëve të tij, të cilët lajmëruan emergjencën.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet mjekësore të Suem 118, por përpjekjet për ta rikuperuar qenë të kota. Prokurori i Prokurorisë së Rovigos është njoftuar për ngjarjen. Zona ku ndodhi aksidenti është sekuestruar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për ekspertizë dhe në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
Ky është aksidenti i dytë fatal në provincën e Padovës që nga fillimi i vitit. Më 5 janar, një tjetër punëtor, Fabrizio Braghetto, 65 vjeç nga Arsego, humbi jetën në Borgoricco.
Burimi: PadovaOggi













