Gjendet i pajetë një person në lagjen ‘Brigada 17-Sulmuese’ në Elbasan. Emri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e lagjes “Brigada 17 Sulmuese”, ku mbrëmjen e sotme është gjetur i pajetë një shtetas, i identifikuar nga burime jozyrtare si Vasil Gashi, rreth 60 vjeç.

Policia dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet. Viktima është gjetur me uniformë pune, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta. Prokurori pritet të urdhërojë ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e vdekjes.

Banorët e zonës shprehin shqetësim dhe tronditje për ngjarjen, ndërsa forcat e rendit vazhdojnë sigurimin e vendit dhe marrjen e provave të nevojshme.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare, ndërsa hetimet vazhdojnë dhe priten informacione më të detajuara në orët në vijim.