Elbasan–Tiranë, 3 janar 2026
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi të Tunelit të Krrabës, duke shkaktuar panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve që qarkullonin në këtë segment.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, makina është djegur pothuajse plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga automjeti, duke shmangur pasojat më të rënda.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për garantimin e sigurisë në qarkullimin rrugor, i cili për disa minuta ka pësuar vështirësi të përkohshme.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.













