Diagnostohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektuar një fëmijë i pavaksinuar që ka ardhur nga Anglia

Rasti i parë me fruth në Shqipëri është konfirmuar tek një fëmijë i pavaksinuar që ka ardhur nga Anglia.

Fëmija po trajtohet në shërbimin e pediatrisë infektive, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka kryer hetimin epidemiologjik dhe nuk ka identifikuar raste të tjera të infektuara.

Mjekët dhe ekspertët e ISHP bëjnë thirrje të forta për vaksinimin e fëmijëve për parandalimin e përhapjes së fruthit.