Shoferja e dehur shuan një familje për Krishtlindje në Teksas! Humbin jetën prindërit dhe vajza, mbijeton vetëm djali 3-vjeçar! Vogëlushi në gjendje kritike

SHBA- Një histori tragjike ndodhi në Teksas, ku një familje me katër anëtarë u shkatërrua pasi një automjet i drejtuar nga një shofer i dehur goditi makinën e tyre ndërsa po ktheheshin nga një festë Krishtlindjesh. Bilanci tragjik ishte se 26-vjeçari Diego Pena Jr., gruaja e tij 27-vjeçare Lizbeth Rodriguez Contreras dhe vajza e tyre 5-vjeçare Camila Pena humbën jetën, ndërsa i vetmi i mbijetuar ishte Diego 3-vjeçar.

Aksidenti ndodhi në orën 2 të mëngjesit të shtunën, ndërsa familja me katër anëtarë po ngiste makinën në një autostradë në Teksas.

Sipas policisë, aksidenti u shkaktua nga 27-vjeçarja Majesty Faith Lee, e cila ishte nën ndikimin e alkoolit kur kaloi në korsinë e gabuar. Pas arrestimit të saj, ajo po mbahet në burgun e Qarkut Fort Bend me një garanci prej 1,050,000 dollarësh.

Siç u bë e ditur, nënë e bijë vdiqën menjëherë në vendin e aksidentit, ndërsa 26-vjeçari dha frymën e fundit në spital ku u dërgua i plagosur rëndë.

Sa i përket Dieguitos, i cili mbeti jetim në çast, ai po trajtohet në spital dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të trajtuar plagët e tij.

“Kjo tragjedi është një kujtesë e dhimbshme se sa shpejt mund të ndryshojë jeta kur ngasim makinën nën ndikimin e alkoolit dhe pse është kaq e rëndësishme të bëjmë zgjedhje të përgjegjshme kur ngasim”, tha Sherifi Eric Fagan.