Prefektja e Shkodrës bëhet ‘lëmsh’ me urimin për Krishtlindje! Gazetarët i kujtojnë që është live

Prefektja e Shkodrës Holta Duda ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Mirë po nuk ishte kjo ajo çka e vendosi në qendër të vëmendjes ditën e sotme.

Në prononcimin për media, Duda u ngatërrua dhe kërkoi që ta niste dhe njëherë prej fillimi, pasi ajo mendoi se e gjitha ishte në regjistrim. Në këtë moment ishin gazetarët që i thanë se e gjitha po ndodhte live.

“Sot të gjithë bashkë mblidhem të gëzojmë lindjen e Krishtit, ashtu siç ylli ndriti në zemrat e të gjithë popujve në tokën e shenjtë atë natë kur lindi Krishti bebe ashtu edhe unë sot në emër të gjithë.…ju lutem edhe njëherë më falni…”, tha Duda.

E sikletosur, Prefektja e Shkodrës e nisi urimin aty ku e la urimin për besimtarët e krishterë si për të rregulluar “gafën”.