E rëndë në Zvicër! 71-vjeçarja shqiptare gjendet e MASAKRUAR në banesë, në pranga një grua zviceriane dhe 2 burra

ZVICËR- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Buchs, kantoni i Cyrihut, ku një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova u gjet e vrarë të mërkurën në mbrëmje, raportojnë mediat zviceriane.

Policia kantonale e Cyrihut njoftoi se trup i pajetë i viktimës u zbulua pak pas mesnatës në një ndërtesë banimi. Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje konfirmuan vdekjen e saj, por nuk mundën të japin detaje shtesë mbi rrethanat e krimit.

Tre persona që ndodheshin në banesë u arrestuan menjëherë: një grua zvicerane 48-vjeçare dhe dy burra zviceranë, respektivisht 27 dhe 51 vjeç. Arsyeja pse të tre ndodheshin në vendngjarje dhe motivi i krimit mbeten ende të paqarta.

Hetimi po vazhdon nën drejtimin e Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe policisë kantonale të Cyrihut. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për momentin, ndërsa rrethanat dhe motivi i vrasjes mbeten objekt hetimesh.