Librazhd
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. D., 39 vjeç, Ç. K., 38 vjeç dhe E. K., 42 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













