Elbasan, 18 Dhjetor 2025
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. H., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dhe A. P., 34 vjeçe, e cila në vendin e quajtur “Ura e Zaranikës” aksidentoi një këmbësore 14-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.













