Elbasan, 18 Dhjetor
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. S., 18 vjeç, R. M., 19 vjeçe, M. V., 21 vjeç dhe E. B., 19 vjeçe. Në fshatin Labinot, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan një automjet tip “Toyota” që drejtohej nga M. V., ku pasagjerë ishin S. S., R. M. dhe E. B. Gjatë kontrollit fizik, S. S. dhe R. M. u kapën me sasi të vogla lënde narkotike Cannabis sativa, ndërsa M. V. dhe E. B. dyshohet se kanë pasur dijeni për këtë lëndë, por nuk e kanë kallëzuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.













