Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan sqaroi se lajmi i publikuar në rrjete sociale për mosintervenim dhe mospranim kallëzimi penal është i pavërtetë. Më 16 dhjetor 2025, rreth orës 08:20, salla operative u njoftua për një mosmarrëveshje pronësie në lagjen “28 Nëntori”. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë shoqëruan në Komisariat shtetasit H. L. dhe E. V. Verifikimet treguan se H. L. nuk dispononte dokumente ligjore pronësie, ndërsa E. V. ishte i pajisur me certifikatë pronësie dhe leje ndërtimi. Shtetasit që shfaqeshin në video ishin punonjës të shoqërisë ndërtuese të autorizuar për punimet.
Policia e Elbasanit mbetet e angazhuar maksimalisht në garantimin e rendit dhe sigurisë, mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.













