KRUJË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Tapizë-Fushë Krujë. Një automjet me drejtues një 19-vjeçar, ka përplasur për vdekje një këmbësor 62-vjeçar. I riu është shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit. Ai është Kleo Malja, 19 vjeç. Policia po heton më shumë mbi sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policië
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.













