Zjarr në një banesë në lagjen “Haxhias”

Elbasan, 16 Dhjetor 2025 – Dje në lagjen “Haxhias”, një zjarr ka përfshirë banesën e shtetases D. B., 54 vjeçe, dyshohet për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, pa persona të lënduar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.