Situatë e pazakontë në “Niko Dovana”: Ikin dritat, ndeshja Teuta–AF Elbasani ndërpritet për disa minuta

Një episod i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” gjatë sfidës mes Teutës dhe AF Elbasanit, ku dritat u fikën papritur, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes.

Sipas informacioneve paraprake, mungesa e energjisë zgjati disa minuta, ndërsa më pas ndriçimi u rikthye dhe sfida vijoi normalisht. Ende nuk dihet shkaku i ndërprerjes së papritur, dhe autoritetet e stadiumit nuk kanë dhënë një sqarim zyrtar.