Arrestohet efektivi i policisë në Maliq! Përplasi për vdekje me makinë qytetarin gjatë shërbimit

Një efektiv policie është arrestuar në Maliq, pasi akuzohet se ka përplasur për vdekje një qytetar.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor “Elbasan- Korçë”, kur efektivi ishte duke qarkulluar me makinën e tij, gjatë orarit të shërbimit. Ai ka përplasur qytetarin konkretisht në rrugën Maliq – Lozhan dhe ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ndërkohë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

I zunë pritë dhe e dhunuan brutalisht/ Zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit në Lezhë: Autorët ishin…

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. Q., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme / Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Maliq, pranë DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.

Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij (gjatë shërbimit) në aksin rrugor Maliq – Lozhan, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit B. H., banues në Maliq.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.