Belinda Balluku ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit, masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Sot, 2 dhjetor, në Gjykatë Kushtetuese do të shqyrtohet padia e Këshillit të Ministrave sa i takon vendimit të GJKKO-së ndaj saj.
“50 milionë euro të vjedhura”, Berisha: Rama e Balluku i ndanë paratë bashkë
Këtë të martë, 2 dhjetor 2025, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga Sandër Beci, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, do të mblidhet për të shqyrtuar padinë e bërë nga kryeministri Edi Rama dhe Këshilli i Ministrave për konfliktin e kompetencave mes ekzekutivit dhe Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion për pezullimin e zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Kujtojmë se gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit.
Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban.
Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro.
GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH.












