Një sherr mes dy të rinjve ka shkaktuar kaos dhe trafik të rënduar këtë të premte në autostradën Tiranë–Durrës.
Ngjarja nisi pas një debati të çastit, teksa drejtuesit e makinave ndaluan automjetet paralel në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin.
Pamjet e publikuara nga “JOQ Albania” tregojnë dy të rinjtë duke u goditur me grushte dhe shkelma në krah të autostradës, ndërsa kolonat e makinave shtoheshin.
Për disa minuta, trafiku në drejtim të Durrësit u rëndua ndjeshëm, sidomos në orarin e pikut.
Fillimisht, asnjë nga drejtuesit e tjerë nuk ndërhyri, derisa një shofer që ndodhej në fund të kolonës zbriti për t’i ndarë.













