LIBRAZHD- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka vizituar sot fshatin Xhyrë në Librazhd për të parë nga afër situatën e krijuar pas reshjeve intensive të shiut. Lumi Shkumbin ka dëmtuar një këmb të urës që lidh aksin Librazhd–Prrenjas me fshatin, duke ndaluar qarkullimin.
Për pasojë, rreth 2,500 banorë kanë mbetur të bllokuar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po shqyrtojnë ndërhyrjet e nevojshme për të rivënë në funksion aksin dhe për të garantuar sigurinë e banorëve./













