Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se çështja e pezullimit nga GJKKO e zv/ kryeministres Belinda Balluku do të apelohej, Kryeministria ka ndërmarrë veprimin zyrtar.
Institucioni ka çuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Më herët, gjatë konferencës për media, kreu i qeverisë paralajmëroi se kërkohet sqarim nga Gjykata e Posaçme për një masë që, sipas tij, cenon pavarësinë e ekzekutivit dhe tejkalon kompetencat e një institucioni drejtësie.
Kryeministri theksoi se sa të jetë ai në krye të qeverisë, çdo vendim i drejtësisë do të respektohet, pavarësisht kostove politike për Partinë Socialiste.














