Çështja “Balluku”, GJKKO urdhëron 28 kërkesa për kontrolle banesash dhe sekuestrim të pajisjeve elektronike

Hetimet për çështjen që përfshin zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, si dhe të pandehurit Gentian Gjylin dhe Erald Elezin, janë zgjeruar ndjeshëm.

Përveç vendimmarrjes për masat e sigurisë, GJKKO ka firmosur 28 urdhra për kontroll banesash dhe një sërë sekuestrimesh të pajisjeve elektronike, përfshirë celularë, laptopë dhe dokumente administrativë, me qëllim sigurimin e provave të nevojshme për hetimin.