“Do e shkarkoni Ballukun?”/ Rama ‘përplaset’ sërish me gazetaren: Pse duhet të biesh në sy ti me ulërima! Merre fjalën fol me etikë dhe je në rregull

TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa ndodhej para pallatit të Brigadave, aty ku po pret liderët e Ballkanit Perëndimor, për samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, u ‘përplas’ sërish me një nga gazetarët. Gjatë momentit që priste liderët, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët, nëse do ta shkarkojë Belinda Ballukun, të cilën një ditë më parë GJKKO e pezulloi nga detyra.

Rama tha: “Pse duhet të biesh ti në sy me ulërima. Merre fjalën fol me etikë dhe je në rregull. Do marrësh përgjigjen. Nëse do përmbushësh këto dy kritere unë do thyej çdo rregull dhe do ta jap fjalën”.