CËRRIK- Materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit kanë mbërritur në Cërrik. Ato janë vendosur në palestrën e shkollës “Aleks Buda”, e cila do të shërbejë edhe si qendër numërimi pas përfundimit të procesit të votimit.
Shpërndarja e materialeve drejt qendrave të votimit do të kryhet të shtunën, në përputhje me grafikun që do të përcaktojë KZAZ. Procesi do të nisë nga zonat më të largëta dhe do të zhvillohet nën mbikëqyrjen e forcave të policisë për të garantuar sigurinë e materialeve zgjedhore.













