Arrestohet drejtuesi i kamionit pas aksidentit fatal në Cërrik–Shalës

Elbasan, 6 Nëntor 2025 — Specialistët e qarkullimit rrugor, në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur dje në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, ku humbi jetën shtetasi Xh. B., arrestuan në flagrancë drejtuesin e kamionit që e përplasi, shtetasin E. H., 30 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan