Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku Marjan Kodheli, 25 vjeç, dyshohet se vrau me mjet prerës babanë e tij, P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre në fshatin Shkallnur.
Pas ngjarjes, 25-vjeçari u shpall në kërkim nga Policia, e cila zhvilloi kontrolle intensive dhe patrullime në zonën përreth. Pas dy orësh kërkimesh, autoritetet e kapën djalin në një nga plazhet e Durrësit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të plotë të këtij krimi brenda familjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













