Durrës – Ngjarje e rëndë në Shkallnur, dyshohet se djali vrau të atin me mjet prerës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një djalë ka goditur me mjet prerës të atin, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Forcat e Policisë së Durrësit janë nisur menjëherë drejt zonës, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota dhe identifikimin e autorit të dyshuar.
Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti brenda familjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Tronditet Durrësi! Djali vret babain me thikë
RELATED ARTICLES
