Gramsh/ Goditje për motive të dobëta në Gramsh, procedim ndaj 58-vjeçarit

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin K. F., 58 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 30-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.