Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 35-vjeçareje. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













