Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani ku një grua 34-vjeçare ka vdekur tragjikisht bashkë me foshnjen e saj të porsalindur.
Shkak i vdekjes dyshohet të jetë lindja në shtëpinë e saj dhe jo në spital me mjekë të specializuar. E reja kishte vendosur të kryente lindjen e bebes në banesë pasi më parë në lindjen e fëmijës së saj të parë ajo ishte zhgënjyer nga shërbimi në spital.
Lindja e bebes u krye me dy mami dhe bashkëshorti i saj por për shkak të komplikacioneve dhe ilaçet qetësuese mbaruan gruaja ka humbur ndjenjat gjatë lindjes.
Partneri i saj ka telefonuar shërbimin mjekësor por sapo ka mbërritur në sptal ajo ka ndërruar jetë bashkë me beben e saj.
