Altin Qato është larguar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rrugore.
Në vend të tij është emëruar Perlat Vatoci. Ky i fundit më herët ka qenë drejtor në Drejtoritë e Policisë Kukës dhe Gjirokastër, dnërsa aktualisht këshilltar i Drejtorit të Përgjitshëm të Policisë.
Altin Qato nga drejtor i Policisë Rrugore është emëruar pedagog në Akademinë e Sigurisë.
Ndërsa Arbër Zemani nga Shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Tiranë u emëruar Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër.
Adrit Elmazi nga Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër u emërua në DPPSH, Specialist te Drejtoria Strategjike.
