Elbasan/ Arrestohet 24-vjeçari për prodhim dhe shitje narkotikësh

Elbasan, 7 Tetor 2025

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin F. R., 24 vjeç, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendim të datës 6 tetor 2025.
I riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.