Elbasani pret Vorën/ Superiorja rezervon duele si në krye ashtu edhe në fund të tabelës

Superiorja do të kthehet pas dy javësh. Aktualisht do të jetë pauza për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Elita e futbollit shqiptar rezervon përballje interesante në javën e shtatë. Egnatia – Dinamo, dy skuadra që pretendojnë Final Four, do të masin forcat për herë të parë në këtë edicion.

Interesant është edhe takimi me Flamurtarit dhe Partizanit. Të dyja skuadrat ndodhen në fundin e tabelës. Më tej Vllaznia udhëton në transfertën e Bylisit, ndërsa Elbasani pret Vorën.

Tirana do kërkojë vazhdimësinë, ndërsa përballë do ketë Teutën. Durrsakët po bëjnë mjaft mirë këtë sezon.

JAVA E SHTATË E SUPERIORES

Elbasani – Vora

Bylis – Vllaznia

Tirana – Teuta

Flamurtari – Partizani

Egnatia – Dinamo