Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për tre shtetas:
D. P., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
F. Xh., 31 vjeç, banues në Cërrik, pasi iu gjet një sasi e vogël kokainë gjatë kontrollit fizik.
N. A., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën sasi të vogla të cannabis sativa.
