Pasojat e punës në call-center, 60% e të rinjve shfaqin probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin!

Ata bëjnë një kompromis me veten për të qëndruar me ore te tej zgjatura ulur, përpara kompjuterit me kufje në vesh pa menduar për dëmet shëndetësore.

Kompanitë e call-centerave mendojnë vetëm për numrin e telefonatave që kryejnë dhe shitjet.

Nga një studim i kryer, në 60% te sektorit të call-centerave rezulton se shumica e të rinjve kanë raportuar probleme shëndetësore si për sa i përket dëmtimit te shtyllës kurrizore, dëgjimit apo shikimit por edhe probleme të shëndetit mendor, për shkak të presionit dhe stresit krijuar nga thirrjet e gjata telefonike me qytetarët.

“95% e tyre raportuan spoliartroze, probleme me sytë, veshët etj”, shprehet Ilir Xhemalaj nga Sindikata Kombëtare e operatorëve telefonikë.

Shume call-centera zënë ambiente me qira duke futur sa më shumë kompjuter e punonjës pa respektuar as hapësirën dritën apo standarde të tjera për punonjësit.

“Unë kam 16 vjet operator kam kompjuter të 2010-ës, kufje që punojmë tre veta se ndërrojmë turnet”, shprehet një i ri që punon në call-center

Të rinjtë janë të detyruar të punojnë përtej orarit 6 orësh të kontratës.

“6 orë është kontrata po për aq nuk paguhesh gjë. Duhet te qëndrojnë dy fish që të marrin nje pagë për jetesë”

Mjeku i cili është një detyrim ligjor rezulton vetëm si emër nëpër letra pasi askush nuk ushtron kontrolle fizike në ambientet e tyre./Tch