TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë mbi një mesash “smishing”, që synojnë t’i mashtrojnë duke u dërguar gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas njoftimit të AKSK-së, në këto mesazhe SMS përfshihet një link i rremë që kërkon kryerjen e pagesave online. Në njoftim theksohet se qytetarët nuk duhet të klikojnë në linkun e dërguar dhe nuk duhet të japin asnjë informacion personal.
Njoftimi i AKSK:
Njoftim për qytetarët Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.
AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve: Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare. Mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare. Njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla.
