Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në zonën e Levanit.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti është djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi i tij ka arritur të ndalojë dhe të dalë në kohë, sapo ka vënë re zjarrin. Fatmirësisht, ai ka shpëtuar pa lëndime.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk përjashtohet as ndonjë defekt teknik si shkaktar i mundshëm.
