Automjeti përplas fëmijën 4-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz. Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç. I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.