Një motor i djegur është gjetur në fshatin Vukatanë të Shkodrës. Dyshohet se mjeti është përdorur në vrasjen e 34-vjeçarit Kristian Kola.
Deri më tani, Policia e Shkodrës nuk ka dhënë detaje zyrtare për mjetin e gjetur, ndërsa ngjarja po hetohet nga grupi hetimor.
Motorit do t’i bëhet ekspertizë, në përpjekje të gjetjes së ndonjë prove. Autorët, nga aty ku i gjet i djegur, mendohet se janë ndihmuar nga të tjerë për t’u larguar.
I riu ka qenë në dalje të lokalit kur dy persona me një motor i janë afruar, e kanë qëlluar disa herë duke e vrarë dhe janë larguar pa lënë asnjë gjurmë.
Ende nuk ka një motiv mbi ngjarjen e rëndë.
