Vlorë, 20 gusht 2025 – Rreth orës 18:20, pas një njoftimi për një shtetas me kanoe që kërkonte ndihmë në zonën e Jonufrës, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.
Gjatë lundrimit për të ofruar ndihmë, mjeti lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përplasur me një tjetër jet ski, ku ndodheshin dy shtetas. Për pasojë, drejtuesi i mjetit privat ka pësuar dëmtime të lehta.
Autoritetet kanë nisur procedurat hetimore nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.













