TIRANË- Kreyministri Edi Rama duke folur lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë theksoi se do ketë dëmshpërblim për të krerët e humbur. Rama theksoi se askush nuk do të jetë vetëm dhe nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë dhe pa e pasur në krah shtetin për t’u rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë dhe për të parrë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur.
“Dua t’i siguroj të gjithë qoftë familjet që kanë humbur shtëpinë plotësisht apo ata që kanë pësuar dëmtime se ne po bëjmë sipas protokollit të situatës dhe me autoritetet përkatëse inventarizimin e plotë të këtyre dëmevve dhe padiskutim sic ka ndodhur në të shkuarën, do të ndodhë përsëri. Askush nuk do të jetë vetëm dhe nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë dhe pa e pasur në krah shtetin për t’u rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë dhe për të parrë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Deri tani numërohen 3 6019 krerë të humbur, do të kompensojmë një për një pa asnjë diskutim ndërkohë që inventarizimi i tyre vazhdon”, tha Rama.
