Vapa arrin kulmin dhe në gusht. Temperatura sot deri në 42 gradë

Vendi ynë këtë të hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s.

Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën 42 gradë celcius në Shkodër e Lezhë.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.