SPAK operacion anti-dr*ogë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës!

SPAK po zhvillon këtë të premte një operacion antidrogë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Janë firmosur 11 masa sigurie, të dyshuarit kanë dalë në përgjimet e Sky Ecc dhe dyshohet se janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës.

Katër nga të dyshuarve mes tyre edhe E. C. u janë komunikuar masat e reja të arrestit në burg, ndërsa aktualisht gjenden në qeli.

Në operacionin e nisur këtë mëngjes, tre persona janë arrestuar deri më tani, ndërsa janë në kërkim edhe të tjerë.

Sipas informacioneve, hetimi kryesohet nga prokurori i posaçëm, Vladimir Mara.