Bulqizë – Policia e Bulqizës ka arrestuar një 20-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Orgest Grrica, në automjetin e të cilit u gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me një krehër që përmbante 10 fishekë.
Arma, municioni dhe automjeti janë sekuestruar si prova materiale.
Materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.
