Dh’unë psikologjjike ndaj vjehrrës, procedim penal ndaj një gruaje në Cërrik

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kanë referuar në Prokurori rastin e shtetases D. S., 48 vjeçe, e dyshuar për ushtrim dhune psikologjike ndaj vjehrrës së saj.

Ky rast vjen si pasojë e një konflikti familjar që ka degraduar në forma të ndryshme të keqtrajtimit psikologjik, duke shkaktuar shqetësim dhe tension në familje. Policia dhe autoritetet gjyqësore po kryejnë hetimet përkatëse për marrjen e masave ligjore ndaj të dyshuarës.