Lajme nga kronika në qarkun e Elbasanit

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. Sh., 49 vjeç, i cili u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Elbasan – Procedohet 76-vjeçari për aksident me këmbësor

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin L. T., 76 vjeç, i cili aksidentoi shtetasin S. L., 62 vjeç, këmbësor. I dëmtuari ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan – Procedohet 20-vjeçari për posedim të lëndës narkotike

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori për shtetasin D. Y., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Elbasan – Procedohet 65-vjeçari për dëmtim të kanalit vaditës në fshatin Bujqës

Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan në Prokurori materialet për shtetasin H. T., 65 vjeç, i cili dyshohet se ka dëmtuar kanalin vaditës në fshatin Bujqës.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.